MENU
klinika

Kanë bërë paqe apo vazhdojnë të jenë të zënë?

Einxhel Shkira ka një koment për Donaldin dhe Beniadën

13.02.2023 - 12:00

Einxhel Shkira mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “Zemër Luana”. Moderatorja e cila prej kohësh nuk nuk ka bërë një dalje publike në një emision televiziv, sqaroi shumë çështje që publiku ka interes t’i dëgjojë.

Në sfidën e “Paintball-it”, ndër personazhet që gjendeshin aty, Shkirës iu drejtua një pyetje edhe rreth vëllezërve Veshaj, me të cilët nuk flet prej kohësh.

Edicionin e parë kur ishte në “Big Brother Vip” së bashku me Donaldin, ajo zbuloi se kur punonte në emisionin e tyre dikur “Treshat” nuk e kanë paguar. Gjë të cilën Donaldi e mohonte.

“Nëse vëllezërit Veshaj do të të ftonin në një bashkëpunim, cili do të ishte reagimi yt?”-ishte pyetja që iu drejtua Einxhel.

“Dua të shoh kontratën dhe sa është pagesa pastaj flasim,”-tha moderatorja.

Një gjë tjetër që ka bërë bujë në media ka qenë edhe prishja e marrëdhënies së saj me Beniada Nishanin. Miqësia mes Einxhelit dhe Beniadës nisi dhe përfundoi në “Big Brother VIP”, ku vajzat pas daljes nga programi nuk u shoqëruan më me njëra-tjetrën.

“Cila është arsyeja që je zënë me Beniadën,-ishte pyetja tjetër që iu drejtua moderatores.

“Ne nuk jemi zënë asnjëherë me Beniadën. Nuk ka pasur konflikte, sherre. Ka qenë një hatërmbetje nga ana ime dhe kemi folur para disa ditësh me njëra-tjetrën. Kemi folur dhe të them të vërtetën më mungon shumë dhe e vlerësoj për gjithçka që ka bërë për mua. Mendoj se gjithçka koha e shëron dhe kur shohim videot më njëra-tjetrën sa mirë kemi kaluar, ja vlen një shanc i dytë,”-u shpreh Einxhel.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Jam e lumtur që të kam njohur”

Beniada rrëfehet me Donaldin

Nga Ermal Mamaqi te Xhemi Shehu, këta ishin vizitorët

Si shkoi darka e dytë e banorëve!

Sipas parashikimit të letrave tarot

Ja kush e fiton “Big Brother VIP”!