MENU
klinika

"Edhe vetë Vuçiç është i vetëdijshëm"

Eksperti britanik: Pavarësia e Kosovës është realitet

01.02.2023 - 11:45

Eksperti britanik për marrëdhënie ndërkombëtare Daniel Smith ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duhet ta kuptojë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje kompromisi, por e njohjes së realitetit.

Smith tha për gazetën “Danas” se janë intensifikuar përpjekjet e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit.

“Aktivitetet e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit janë intensifikuar, gjë që ilustrohet më së miri nga prania e mercenarëve të Wagnerit apo formacionit ‘Ujqërit e natës’, në barrikadat që strukturat e Serbisë kishin vendosur me urdhra të Vuçiçit në veri të Kosovës.

Ai ka shtuar se këto grupe shihen në çdo protestë pro-ruse në Beograd, Banja Llukë, Podgoricë, Jarinje apo në veri të Kosovës.

Smith, pas pushtimit rus të Ukrainës, kishte filluar të ekspozonte më aktivisht propagandën ruse dhe ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.

“Në kontekstin e luftës në Ukrainë, destabilizimi i Ballkanit Perëndimor do të ishte shumë i favorshëm për Rusinë, për të mbajtur Putinin në pushtet dhe për të shtyrë fitoren e Ukrainës, e cila është e pashmangshme. Rritja e ndikimit rus, veçanërisht në Mal të Zi dhe Bosnjë, paraqet një kërcënim të drejtpërdrejt për sigurinë e NATO-s dhe euaroatlantike”, ka thënë Smith.

Smith ka thënë se Vuçiç nëpërmjet strategjisë “përshkallëzim dhe ulje të tensioneve”, po tenton ta destabilizojë Kosovën, për të përfituar si nga Perëndimi ashtu edhe nga Lindja. Ai ka thënë se me strategji të tillë Vuçiçi po qëndron në pushtet.

“Rrjedhimisht, derisa të mos arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese mes Kosovës dhe Serbisë e të jetë me njohje të ndërsjellë, Vuçiçi do të shkaktojë sërish tensione që do të kërcënojnë seriozisht paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Vuçiçi duhet të kuptojë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje kompromisi, por njohje e realitetit, për të cilin edhe vetë Vuçiçi është i vetëdijshëm. Njohja e pavarësisë së Vojvodinës mund të quhet kompromis për Serbinë për integrimin e saj në BE, apo autonomia e Sanxhakut dhe Luginës së Preshevës, por jo edhe pranimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, të cilin vetë e kishte kërkuar Serbia”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin