MENU
klinika

Luiz Ejlli, sensacion!

Emrit të tij i fshihet ‘pluhuri i harresës’ edhe në Eurovision

03.02.2023 - 11:41

Festivali i famshëm europian i muzikës, “Eurovision”, vazhdon “traditën” si çdo muaj duke publikuar në YouTube listën me 20 këngët më të dëgjuara të këtij festivali ndër vite. Dheee, gjejeni pak cila këngë shqiptare është dëgjuar më shpesh?

Pikërisht, ajo e Luiz Ejllit!

Në listën e këngëve më të dëgjuara të janarit të vitit 2023, fansat e Eurovision-it kanë hasur projektin e vitit 2006, që ka arritur të renditet i dyti në këtë listë.


Është pikërisht kënga “Zjarr e ftohtë” e këngëtarit shqiptar Luiz Ejlli, që është kthyer në sensacion me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother Albania VIP”.

Ai ka përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurovision 2006’ me këtë këngë, ndërsa tashmë duket se i është fshirë “pluhuri i harresës”.

Pas bujës së madhe në “BBV”, fansat e artistit i janë rikthyer repertorit të Ejllit dhe këngët e tij po kthehen në hite e trende të rrjeteve sociale.

Kënga e Luizit kishte rreth 220 mijë klikime para se ai të futej në shtëpi, ndërsa tani kur ka kaluar vetëm një muaj, “Zjarr e ftohtë” numëron mbi 1.5 milion klikime në YouTube.

Ndërkohë, në listën e 20 këngëve më të dëgjuara të Eurovisionit në muajin janar 2023 është edhe kënga që përfaqëson Shqipërisë në Eurovision, “Duje” nga Albina dhe Familja Kelmendi.