MENU
klinika

Analiza

Erdogan nën presion, cilët janë skenarët e zgjedhjeve?

16.02.2023 - 18:27

Opozita e Turqisë po kritikon partinë në pushtet të presidentit Recep Tajip Erdogan lidhur me thirrjen e një anëtari themelues të AKP-së për të shtyrë zgjedhjet deri në vitin 2024.

Ndërkohë, numri i të vdekurve nga tërmetet vdekjeprurëse të 6 shkurtit tani shkon në më shumë se 41,200, nga të cilët 35,400 janë evakuuar nga provincat e shkatërruara të Turqisë, të tjerët janë nga Siria.

Në sfondin e shkatërrimit të pallogaritshëm, kritikat po shtohen për reagimin e ngadaltë dhe jo të plotë të qeverisë turke. Të martën mbrëma, Erdogan njoftoi, duke folur drejtpërdrejt në televizionin shtetëror, një sërë masash për viktimat e tërmetit, të cilat përfshijnë, ndër të tjera, ndërtimin e “godinave të sigurta, me cilësi të lartë” brenda 12 muajve, për të mbuluar nevojat për strehim. Erdogan u zotua se qeveria e tij do të paguajë 100,000 paund (rreth 5,300 dollarë) për të afërmit e të vrarëve në tërmet për të mbuluar nevojat e tyre imediate.

Në të njëjtën kohë, ai u përpoq t’u përgjigjej kritikave dhe akuzoi opozitën zyrtare për një qëndrim të “mjerë” politik

Arsyeja e reagimit të opozitës ishte një postim në Twitter nga një ish-anëtar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Erdoganit, Bulent Aris. Të hënën, ai bëri thirrje që zgjedhjet në Turqi të shtyhen përtej afatit të mandatuar me kushtetutë (deri në qershor), duke thënë se votimi ishte i pamundur të organizohej pas katastrofës. Zgjedhjet pritej të mbaheshin më 14 maj.

Erdoğan pledges rent, free flights for Türkiye's earthquake victims | Daily  Sabah

“A e keni frikën e Zotit brenda jush? Në rrënoja ka ende kufoma. Si mund të flasim për zgjedhje kur votuesit nuk janë aty?,”- shkroi Aris.

Siç komentohet nga mediat ndërkombëtare, nuk konstatohet nëse propozimi i tij ka mbështetjen e AKP-së dhe deri në çfarë mase ishte një përpjekje për të ndikuar në opinionin publik.

Zyrtarët e AKP-së nuk iu përgjigjën menjëherë thirrjeve për koment.

“Erdogani e sheh se do të humbasë këto zgjedhje dhe po kërkon justifikime për të mos i zhvilluar. Ata kishin humbur tashmë mbështetjen e tyre më parë dhe tërmeti ishte një goditje e rëndë,”- tha Ali Oztuncs, një ligjvënës i opozitës që përfaqëson Kahramanmaras, një nga zonat më të goditura nga tërmetet.

Erdogan u ngjit në kryeministër në vitin 2003 dhe u bë president në vitin 2014. Siç komenton Washington Post, gjatë administratës së tij, “ai ka riformuar shtetin turk, duke dobësuar institucionet dhe duke zgjeruar pushtetin e tij. Autoritetet turke kanë burgosur politikanë të opozitës, gazetarë dhe figura kryesore të shoqërisë civile. Zgjedhjet mund të jenë vendimtare në aftësinë e Turqisë për të konsoliduar demokracinë e saj”.

Kemal Kilicdaroglu, një kandidat i mundshëm presidencial dhe udhëheqës i partisë më të madhe opozitare të vendit, Partia Popullore Republikane (CHP), ka bërë thirrje që zgjedhjet të mbahen në kohë.

Europe stands with Türkiye, von der Leyen assures Erdoğan | Daily Sabah

Kushtetuta flet qartë. Zgjedhjet mund të shtyhen vetëm në kohë lufte. Meqë nuk jemi në gjendje lufte, zgjedhjet nuk mund të shtyhen,”- tha ai.

Një tjetër parti e madhe opozitare, partia e krahut të djathtë Iyi, bëri thirrje gjithashtu për zgjedhje të parakohshme. Edhe përpara tërmeteve vdekjeprurëse, Erdogan ka pasur sfida politike në historinë e karrierës së tij politike, duke përmendur nivelet rekord të inflacionit dhe rënien e lirës turke. Presidenti turk tani po përballet me kritika të reja pas tërmeteve. Edhe vetë Erdogani e ka pranuar se reagimi ndaj tërmeteve ishte më i ngadaltë nga sa donte ai.

Javën e kaluar ai shpalli gjendje të jashtëzakonshme tre-mujore në zonat e goditura nga tërmeti, duke lejuar qeverinë të qeverisë me dekret përkohësisht deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Burimi: The Washington Post

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një ditë pasi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme

Erdogan viziton zonat e prekura nga tërmeti tragjik

"Rreth 8,000 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat deri më tani"

Erdogan: Hotelet në Antalia do të strehojnë të mbijetuarit nga tërmeti