MENU
klinika

Analiza

Fatkeqësitë shpëtojnë ose shkatërrojnë karriera politike…

10.02.2023 - 10:00

Nga NOTIS PAPADOPOULOS

Uria, tërmetet dhe të gjitha fatkeqësitë e tjera mund të shpëtojnë ose shkatërrojnë karriera politike.

Zgjedhjet federale të Gjermanisë ishin planifikuar për më 22 shtator 2002 dhe Edmund Stoiber, kandidati konservator, ishte para kancelarit socialdemokrat Gerhard Schroeder me dhjetë pikë në sondazhe.

Megjithatë, në mes të gushtit, shteti lindor i vendit, Saksonia, pësoi përmbytjet më të këqija në më shumë se një shekull. Fatkeqësia natyrore la disa viktima dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale pas saj. Stoiber vendosi të mos e ndryshonte axhendën e tij për të vizituar qytetin e Dresdenit të prekurnga përmbytjet.

Schroeder, nga ana tjetër, veshi çizme gome dhe një mushama në brigjet e shkatërruara të lumenjve Elba dhe Mulde për të siguruar viktimat se do të marrin ndihmën që u nevojitet për t’u kthyer.

Dyzet ditë më vonë, Schroeder fitoi një mandat të dytë.

Ndërsa ekuipazhet kërkojnë të mbijetuar mes rrënojave në Turqinë juglindore, ndoshta nuk është koha për të folur për jehonat politike të tërmetit masiv.

In Turkey and Syria, outdated building methods assured disaster from a quake : NPR

Është e qartë, megjithatë, se kjo fatkeqësi e madhe humanitare nuk do t’i lejojë partitë opozitare turke të përfshihen në një përplasje kokë më kokë me presidentin aktual Rexhep Tajip Erdogan, siç kishin planifikuar.

Vëmendja e të gjithëve do të përqendrohet te numri i të vdekurve, përpjekjet për të arritur dhe shpëtuar të bllokuarit në rrënojat e ndërtesave të shembura dhe fushata për shërimin e plagëve të nesërmen.

Topi do të jetë në fushën e Erdoganit.

Ai mund të vendosë të shtyjë zgjedhjet e 14 majit ose, të shfaqë cilësitë e tij drejtuese në drejtimin e fushatës kombëtare për të shëruar plagët e tragjedisë.

Në momentet e dëshpërimit, njerëzit gjithmonë i drejtohen udhëheqësve të tyre politikë për të kërkuar mbështetje dhe udhëzime – aq më tepër në rastin e Erdoganit, i cili ka qenë në krye të vendit të tij për 20 vjet.

Turkey-Syria earthquake: Anger and frustration as search for trapped relatives continues - 'we're being left to die' | World News | Sky News

Ndërkohë, qasja e Evropës dhe SHBA-së ndaj Turqisë do të ndryshojë gjithashtu. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka telefonuar tashmë Erdoganit për të premtuar çdo ndihmë të mundshme. Udhëheqës të tjerë (nga Emmanuel Macron i Francës te Joe Biden i Amerikës) që kanë shënjestruar në muajt e fundit Erdoganin me siguri do të ndryshojnë gjithashtu qëndrimin e tyre.

Rikuperimi i Turqisë tani është prioritet.

Ndërkohë rreziku i një incidenti të ashpër në Egje para zgjedhjeve në të dy anët e Egjeut po largohet.

Megjithatë, problemet e mëdha mes dy fqinjëve janë këtu dhe do të vazhdojnë gjatë.

Burimi: Gazeta Greke Kathimerini

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gazetari turk: Na kanë treguar vendndodhjet, por s’mund të bëjmë asgjë

“Njerëzit nën rrënoja po dërgojnë video e mesazhe zanore”