MENU
klinika

Dyndje qytetarësh pranë mjekëve specialistë në Elbasan dhe Durrës

Fluks për të kapur ‘patentën e lirë’

27.02.2023 - 14:26

Një numër i madh qytetarësh në Elbasan dhe Durrës që nuk duan të preken nga rritja e çmimit të patentës, kanë shkuar pranë mjekëve specialistë për të marrë vërtetimin përkatës. Mes tyre, pjesa më e madhe janë të rinj, të cilët janë ngjitur edhe në kangjella vetëm për të plotësuar formularin e nevojshëm që duhet për regjistrimin e në kursin e patentës.

Për shkak të këtij fluksi, është shtuar një tjetër sportel në poliklinikën e Elbasanit. Teksa flitet se çmimi i patentës do të shkojë nga 45 mijë lekë në 85 mijë lekë, qytetarët po nxitojnë që të regjistrohen për të bërë kursin e lejes së drejtimit vetëm që të paguajnë më pak.

Edhe në qytetin e Durrësit është situatë kaotike për të marrë ‘patentën e lirë’. Të paktën 250 persona u paraqitën ditën e sotme pranë pediatrisë së qytetit të Durrësit për të rinovuar patentën apo për të kryer kontrollet që të regjistrohen për të marrë kursin me çmim të lirë.

Ata duhet të paraqiteshin në poliklinikën e Durrësit, por për shkak të dëmtimeve që ka pësuar nga tërmeti është zhvendosur në ambientet e pediastrisë të spitalit të Durrësit duke shkaktuar radhë dhe vështirësi në menaxhimin e qytetarëve që vijnë për të kryer kontrollet përkatëse.

Edhe pse e ndarë në 2 ambiente me hyrje të ndryshme, kjo nuk e ka ndihmuar situatën e krijuar. Qytetarët ankohen se kanë ditë që presin për të përfunduar kontrollet ndërsa sot janë regjistruar 250 të tjerë.

Radha ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe deri tani kanë kryer kontrolle vetëm 40 prej tyre.

Deri tani ka një draft marrëveshje midis shoqatave të autoshkollave, tatimeve dhe DPSHTRR, por që ende nuk dihet se kur patenta do të kushtojë më shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lista e çmimeve të secilës kategori

Dokumenti/ Patentat deri në 4-fish më shtrenjtë

Si i transformojnë ekonomitë teknologjitë e reja të fuqishme

Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale: mësime nga historia


Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan