MENU
klinika

Projekt-ide për Durrësin, Korçën dhe Vlorën

Gara për rikonceptimin e stadiumeve

09.02.2023 - 14:05

Në Agjencinë e Prokurimit Publik, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka shpallur tre tendera për konkurs të projektimit për tre komplekse sportive në stadiumin e Durrësit, Korçës dhe Vlorës.

Mesa duket, rikonceptimi i stadiumit “Air Albania”, do të shtrihet edhe më gjerë, duke nisur nga tre qytetet e sipërpërmendur.

Të ndarë në tre lote, ku të cilët janë për rikonceptimin e stadiumeve dhe një ridimensionim të gjithë zonës përrreth do t’i sjellë një tjëtër qasje jo vetëm stadiumeve por edhe infrastrukturës.

Në dokumentacionet shoqërues, stadiumet në të tre qytetet thuhet se janë unike referuar dhe vendodhjes së tyre qëndrore.

Rindërtimi i stadiumeve të favorizuar nga pozicionimi do të shërbejnë dhe për krijimin e qëndrave të reja tregtare, veprimtari kulturore etj.

Ndërkohë ky është dhe qëllimi kryesor i këtij konkursi, ku sipas AKPT-së të propozohen ide të reja për rivitalizimin e komplekseve të stadiumeve dhe zonës përreth në Durrës, Korçë dhe Vlorë. Gjithashtu pjesë e ideve duhet të jenë dhe programet kulturore dhe edukative.

Stadiumet e reja të futbollit në Durrës, Korçë dhe Vlorë do të kenë kapacitet për 10 mijë spektatorë dhe bazuar në rregulloret e UEFA për stadiume të kategorisë 3.