MENU
klinika

Lufta

Gjermania do dërgojë tanke në Ukrainë, reagon Putin dhe bën kërcënimin e fortë

02.02.2023 - 19:32

Presidenti rus Vladimir Putin ka kritikuar dërgesat e tankeve nga vendet perëndimore në Ukrainë, duke paralajmëruar se përgjigja e Moskës ndaj kërcënimit do të shtrihet përtej automjeteve të blinduara.

Udhëheqësi rus i bëri komentet gjatë një ceremonie për të shënuar 80-vjetorin e fitores në Betejën e Stalingradit.

“E pabesueshme, por e vërtetë ne jemi edhe një herë të kërcënuar me tanke gjermane Leopard, me kryqe në trupin e tyre. Dhe përsëri duke kërkuar të luftojë Rusinë në Ukrainë me ndihmën e ndjekësve të Hitlerit, banderitëve, ” tha Putin.

“Ata që kërkojnë të mposhtin Rusinë në fushën e betejës me sa duket nuk e kuptojnë se një luftë moderne me Rusinë do të ishte krejtësisht ndryshe për ta. Ne nuk po dërgojmë tanket tona në kufijtë e tyre. Megjithatë, ne kemi diçka për t’iu përgjigjur, dhe kjo nuk do të kufizohej vetëm në përdorimin e armaturës, të gjithë duhet ta kuptojnë këtë, ” shtoi ai.

Javën e kaluar, Berlini ndryshoi qëndrimin e tij për furnizimin e armaturës moderne në Kiev, duke u zotuar të dorëzojë 14 tanke Leopard 2 si dhe duke lejuar vendet evropiane të rieksportin automjete të prodhimit gjerman nga inventarët e tyre. Numri i Leopardëve që pritet të dërgohen në Ukrainë arrin në rreth 112 automjete. Më vete, Uashingtoni u zotua të dërgojë 31 tanke Abrams, por nuk pret t’i dorëzojë ato deri në fund të vitit 2023.