MENU
klinika

Pjesë nga bidesa

Ilir Shaqiri futet në “BBV”, kë ‘shpalli’ fitues

07.02.2023 - 12:24

Kush do ta mendonte se do ta shihnim Ilir Shaqirin sërish në “Big Brother Vip”, brenda shtëpisë…

Epo kjo ndodhi dhe madje u shoqërua me debat! Banorët janë pjesë e një tjetër prove, të cilën në fakt e kemi parë edhe vjet, “Vëllai i Madh” iu kërkon banorëve të mos kenë asnjë reagim rreth gjërave që ndodhin përreth tyre, apo personave të tjerë që shikojnë në shtëpi, që nuk janë banor.

“I ftuari” i parë ishte Ilir Shaqiri, fituesi i edicionit të kaluar të “Big Brother Vip”. Kur Iliri hyri në shtëpi, ishte Olta Gixhari ajo që nuk duroi dhe vendosi ta takojë balerinin, duke thyer kështu e para rregullat e lojës. Pas Oltës, edhe banorët e tjerë e takuan Ilirin, madje edhe biseduan së bashku.

Pyetja e parë që i bëri Olta është “çfarë bëhet jashtë”, ndërsa vijoi duke justifikuar thyerjen e rregullit, duke thënë se “më mirë i prishim kështu se sa duke sharë.”

Pse u ndez debat?
Kiara kundërshtoi veprimin e Oltës, e cila prishi lojën dhe kaq mjaftoi që vajzat të debatojnë me tone të ashpra. Olta tha se kishte shumë dëshirë ta takonte Ilirin dhe nuk shfaqi ‘pendesë’ për veprimin e bërë. Mbetet për tu parë se sa do të qëndrojë Iliri në shtëpi.

Luizi i ofroi atij një cigare teksa nis pa humbur kohë bisedën me banorët e tjerë.

Ndaj tij nuk ka munguar dhe kurioziteti i banorëve për të ditur infomacione nga jashtë dhe se si shihen ata nga audience.

Pjesë nga biseda:
Iliri: Kush ka hyrë i parë do dal i fundit.

Luizi: Olta ka hyrë.

Iliri: Ti hyre i fundit, por ndoshta do jesh i pari në fund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e fuqishme për fitoren e balerinit!

Luizi nuk e kursen as Ilir Shaqirin