MENU
klinika

Non-grata nga DASH

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla fiton azil politik në Itali

13.02.2023 - 23:41

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla ka fituar azil politik në Itali.

Sipas gazetarit Arsen Rusta, Gjykata Italiane ka refuzuar kërkesën e shtetit shqiptar për të ekstraduar Llallën dhe i ka dhënë sot atij statusin e Azilantit Politik.

Kështu ish-Kryeprokurori është marrë në mbrojtje nga shtetit fqinj, i cili i ka komunikuar vendimin në rrugë diplomatike zyrës së ekstradimit.

Kujtojmë se, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka dënuar me dy vite burg ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla, nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Gjithashtu ai është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike.

Prej shkurtit të 2018-ës, Llalla është shpallur “non-grata” nga DASH, duke iu ndaluar kështu hyrja në SHBA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet avokati i tij pasi GJKKO e dënoi me burg

A do të dorëzohet Adriatik Llalla dhe ku ndodhet ai sot?

Avokati jep sqarime për gjendjen shëndetësore të ish-kryeprokurorit

Adriatik Llalla në gjendje të rëndë në spital, mungon në seancën gjyqësore

“Vuaj nga një sëmundje e rëndë”

Adriatik Llalla letër Gjykatës së Lartë, kërkon lirimin