MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam probleme me fytin prej tre muajsh…

27.02.2023 - 11:53

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Kam një pyetje për doktorin ORL. Kam probleme me fytin prej 3 muajsh pa ndërprerje. Jam vizituar te mjeku ORL, por më japin terapi me antibiotikë dhe asgjë nuk më ka ndihmuar. Kam përdorur amoklavin bid, zimaks, injeksione seftizon, pastaj kam bërë të gjitha analizat, më kanë dalë mirë përveç se më ka dalë sputum streptokok pneumonia. Kam përdorur antibiotik amoxicilinë, por prapë kam problemin e një dhimbje të fytit dhe kam pika qelbi e dhimbje gjoksi. Bajamet nuk i kam të enjtura. Ju lutem më jepni një përgjigje.

Mjeku: Them që personi duhet të vizitohet tek specialisti, sepse mund të ketë marrë mjekim familje. Nëse janë bajamet të acaruara me mbeturina ushqimore ose me infeksione, specialisti e përcakton se çfarë lloji është dhe çfarë mjekimi duhet të marrë në këtë rast.

Siç thotë edhe vetë pacienti, ka bërë analizat dhe ka dalë një lloj mikrobi, ky mikrob që ka dalë në grykë është shumë rezistent pavarësisht se mund të përdoren të gjitha llojet e antibiotikëve. Nëse është bërë me mbjellje, ka dalë dhe se çfarë lloj ilaçi duhet të përdoret për ta luftuar.

Mund të ketë dhe reflukse aciditeti. Gjithë lëngjet e aciditetit të stomakut gjatë gjumit vijnë e djegin fytin dhe ndonjëherë mund të mos ketë fare mikrob, mund të jetë aciditeti i stomakut. Prandaj them që një mjek specialist mund ta vlerësojë situatën duke e parë problemin nga afër.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN