Kryeministri Edi Rama është pjesë e personaliteteve që po marrin pjesë në Konferencën e Mynihut. Kreu i Qeverisë ka ndarë fotot nga takimi me disa zyrtarë të lartë. Rama bën të ditur se është takuar me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen, për agresionin kibernetik dhe ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes kibernetike me mbështetje edhe nga SHBA, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi.
POSTIMI I PLOTË:
Mynih – Me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen, për agresionin kibernetik dhe ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes sonë kibernetike me mbështetje edhe nga SHBA, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi
Konferenca do të bëjë bashkë shumë liderë. Kamala Harris do t’i bashkohet liderëve, e po ashtu kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macro. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu do të shfaqet me lidhje video. Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken dhe shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell janë midis zyrtarëve të tjerë të lartë të pranishëm. Konferenca vjen pak përpara përvjetorit të një viti të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.