MENU
klinika

Analiza

Konfliktet Itali-Francë po shtohen dhe Meloni nuk do ta fshehë…

11.02.2023 - 10:00

Italia nuk e fsheh zemërimin me Francën.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni sulmoi Francën të enjten në një samit të liderëve të BE-së në Bruksel, duke kritikuar homologun e saj francez për takimin me Volodymyr Zelenskyy në Paris të mërkurën mbrëma.

Edhe më e dukshme, komentet e saj përçmuese ishin në fakt përgjigje ndaj një pyetjeje për një temë tjetër: nëse ishte “e papërshtatshme” që Franca dhe Gjermania të përfaqësonin Evropën gjatë një vizite të fundit në SHBA për të diskutuar subvencionet e Uashingtonit.

“Sinqerisht, ndjeva se ftesa për Zelenskyy dje ishte më e papërshtatshme,” u përgjigj ajo.

“Unë mendoj se forca jonë në këtë çështje është komuniteti dhe uniteti dhe i kuptoj çështjet e brendshme politike,” shtoi ajo. “Por ka raste kur privilegjimi i opinionit publik vendas vjen në kurriz të kauzës dhe ky më duket se ka qenë një nga ato raste.”

Kjo tregoi se sa kanë ndryshuar marrëdhëniet midis Italisë dhe Francës që kur Meloni erdhi në detyrë vitin e kaluar.

BELGIUM-EU-UKRAINE-SUMMIT-POLITICS-DIPLOMACY-CONFLICT-WAR

Të dy vendet fillimisht patën konflikte kur Italia nuk pranoinjë anije shpëtimi me 230 emigrantë në Francë, duke refuzuar ta linte të ankorohej.

Në atë kohë, Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin paralajmëroi për “pasoja jashtëzakonisht të rënda” për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe tha se Parisi do të pezullonte planet për të pranuar azilkërkuesit nga Italia.

Është e qartë se këto tensione nuk janë ulur, gjë që po bëhet problem për BE-në, veçanërisht për migracionin.

Franca shihet si një urë lidhëse midis vendeve jugore të BE-së, të cilat duan të dërgojnë më shumë emigrantë që vijnë diku tjetër në BE, dhe kontigjentit verior të bllokut, i cili është më i fokusuar në zbatimin e rregullave ekzistuese të azilit, të cilat kërkojnë që njerëzit të aplikojnë për azil aty ku ata fillimisht arrijnë në Evropë.

Diplomatët në Bruksel kishin shpresuar që mosmarrëveshja midis Italisë dhe Francës të zgjidhej në kohë për diskutimin e madh të migracionit gjatë samitit të liderëve të BE-së të kësaj jave.

Por në shenjë se marrëdhëniet janë ende të ngrira, nuk kishte asnjë takim dypalësh midis Melonit dhe presidentit francez Emmanuel Macron në rendin e ditës, theksuan diplomatët.

Gazetarëve italianë me bazë në Bruksel gjithashtu nuk iu tha paraprakisht se kryeministrja italiane do të bënte një deklaratë përpara samitit, e lëre më ta përdorte atë deklaratë për të sulmuar Francën.

Por në të vërtetë, ajo e bëri, duke rrezikuar një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve franko-italiane.

Disa diplomatë theksuan pas komenteve të së enjtes se Meloni dukej shumë e etur për vëmendje .

Macron, duke folur më vonë me gazetarët, nuk pranoi t’i përgjigjej drejtpërdrejt Melonit. Por ai argumentoi se Franca dhe Gjermania “kanë një rol të veçantë që prej tetë vjetësh për këtë çështje”, duke pasur parasysh që të dy vendet ndihmuan në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje paqeje tashmë të kotë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Ai shtoi: “Unë mendoj se i takon presidentit Zelensky, gjithashtu, të vlerësojë çfarë zgjedh.”

Ministri italian i Thesarit Giancarlo Giorgetti të enjten u citua në mediat italiane dhe ndërkombëtare duke kritikuar përpjekjen.

“Është një iniciativë e dy vendeve, jo një nismë evropiane,” citohet të ketë thënë ai. “Nuk jemi informuar dhe kjo nuk na ofendon. Na befason.”

Nëse Italia do të kishte bërë të njëjtën gjë, shtoi ai, “kjo qeveri do të ishte akuzuar si sovrane dhe anti-evropiane. … Do të ishim në gjyq.”

Në një përpjekje për të zbutur tensionet të enjten, një zyrtar i ministrit francez të ekonomisë tha se të dy palët kishin rënë dakord për një takim në Romë në mars për të diskutuar çështjet ekonomike dhe për t’u përpjekur për të përshpejtuar punën e përbashkët për këtë çështje.

Burimi: Politico.eu

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN