MENU
klinika

Miratohet ligji i 'veçantë' në Korenë e Veriut

Koreanët nuk do të lejohet të kenë të njëjtin emër me vajzën e Kim Jong-un

15.02.2023 - 18:41

Diktatori Kim Jong-un ka vendosur një ligj të ri për koreano-veriorët të cilët do të ndalohen të kenë të njëjtin emër me vajzën e tij në një rregull të ri të çuditshëm. Politika i bllokon prindërit që të përdorin emrin e vajzës së tij Kim Ju-ae ndërsa detyron këdo me të njëjtin emër të zgjedhë një tjetër.

Regjimi tashmë i ndalon njerëzit të përdorin emrat e Kim Jong-un dhe të paraardhësve të tij si udhëheqës. Një burim në provincën e Pyongan-it të Veriut, e cila kufizohet me Kinën, tha se njerëzit që përdornin emrin Ju-ae në Chongju ishin thirrur së fundmi nga shërbimet e sigurisë.

Emrat ishin kufizuar gjithashtu më parë për të nderuar disa “njerëz kryesisht të panjohur” në familjen Kim. Por megjithatë siç raportojnë edhe mediat e huaja Kim Ju-ae duket se është një anëtar i rëndësishëm i dinastisë në pushtet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kalon një pjesë të pushtetit motrës

Kim Jong nuk përballon dot stresin