MENU
klinika

"Të gjithë e dinë xhentilesën e Berishës ndaj grave"

Kryemadhi krah Berishës/ I kthehet ashpër Denajt: Po gënjen hapur

13.02.2023 - 19:03

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, doli menjëherë në mbrojtje të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, pasi ministrja Anila Denaj kërkoi përjashtimin e tij nga Kuvendi.

Kryemadhi tha se Denaj po gënjen hapur, pasi theksoi se Berisha nuk ka përdorur fjalë ofenduese ndaj ministreve.

Ajo deklaroi se kryedemokrati shquhet për xhentilesë ndaj femrave.

“Përdorimi politikisht dhe të gënjesh kaq hapur, më vjen keq që Anila ka marrë përsipër një gjë të tillë. Të gjithë e dinë xhentilesën e Berishës ndaj grave. Mos u përdorni në mënyrë primitive. Ai zotëria shqyhet për dhunë fizikë dhe verbale ndaj grave. Tërhiqeni atë gjë se është e turpshme”, nënvizoi Kryemadhi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN