MENU
klinika

“Protestoj si qytetare, jo si politikane”

Kryemadhi pesimiste: E vështirë që Rama të mundet me votë

11.02.2023 - 13:19
  • Deputetja Monika Kryeamdhi është bërë pjesë e protestës së opozitës. Në një deklaratë për mediat, është shprehur se do të protestojë sot si qytetare, si familjare dhe jo si politikane.

    “E kam thënë dhe vazhdoj ta them dal si qytetare. Për mënyrën se si Rama me arrogancën e tij drejton shqiptarët. Sot nuk është historia për të dalë për politikë, por për ti treguar Ramës, që çdo gjë nuk është ajo që tregon Edi Rama”, u shpreh Kryemadhi.

    Ndër të tjera e pyetur nga gazetarët se a mund të largohet Rama me votë, Kryemadhi është shprehur pesimiste duke thënë se e sheh shumë të vështirë, por jo të pamundur duke përmendur protetës e studentëve dhe atë kundër armëve kimike.

    “Është shumë më e vështirë për ta larguar Ramën me votë”, tha Kryemadhi.