MENU
klinika

Pas sherrit për një femër

Kush është 34-vjeçari shqiptar që u vra në Mykonos

20.02.2023 - 14:12

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Greqi, pas sherrit për një vajzë.

Mediat greke raportojnë se 34-vjeçari shqiptar u qëllua me armë gjahu nga 33-vjeçari grek Athanasios Nazos mëngjesin e sotëm në një lokal në Skylambela në Mykonos.

Sipas informacioneve, para vrasjes ka pasur një përleshje mes autorit, i cili është pronar hotelit dhe shqiptarit, për shkak se ky i fundit i kishte ngacmuar të dashurën. Shqiptari jetonte prej vitesh në Mykonos dhe kishte blerë një vilë në një nga pjesët më të mira të ishullit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN