MENU
klinika

Fshihej në Francë si biznesmen dhe picier

Kush është anëtari i bandës së ‘Ndrangheta’ që u kap pas 16 vitesh në arrati

03.02.2023 - 11:10

Një vrasës, i dënuar në Itali, që është pjesë e një prej organizatave më të fuqishme mafioze të vendit, është zbuluar duke punuar si picier dhe është arrestuar pas 16 vitesh në arrati.

Bëhet fjalë për Edgardo Greco, 63 vjeç, i cili akuzohet se i përket organizatës famëkeqe ‘Ndrangheta’, një bandë e fuqishme mafioze në Kalabri, në Italinë jugore.

Interpoli tha se ai u arrestua të enjten në qytetin francez të Saint-Etienne, ku ai kishte hapur si biznes një restorant italian duke u fshehur pas një pseudonimi, sipas prokurorëve francezë.

I përshkruar si një “i arratisur i rrezikshëm”, Greco kërkohej në Itali për të vuajtur një dënim të përjetshëm për vrasjen e Stefano dhe Giuseppe Bartolomeo, tha Interpol në një deklaratë të enjten.

Në Saint-Etienne në qershor 2021, Greco u bë pronar i një restoranti italian të quajtur Caffe Rossini Ristorante, duke e drejtuar atë deri në nëntor 2021, thanë prokurorët francezë.

Sipas dokumenteve që ka parë Agence France-Presse, ai ka përdorur emrin Paolo Dimitrio dhe ka punuar gjithashtu në restorante të tjera italiane në qytet.

Greco gjithashtu punonte mbrëmjeve si picier, sipas mediave italiane.

Ndrangheta konsiderohej grupi mafioz më i gjerë dhe më i fuqishëm i Italisë, tha Interpoli, që vepronte në mbarë botën dhe me lidhje të forta me tregtinë e kokainës që shkonte në Evropë nga Amerika e Jugut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trafiku i qenieve njerëzore drejt Italisë me varka luksoze

Kontrabandistët ukrainas bashkëpunim me ‘Ndrangheta’-n?