Safet Gjici ka nisur fushatën për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 shkurt. Kryebashkiaku i Kukësit do të bëjë atë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, do të kërkojë vota në Londër. Në një postim që ka bërë në rrjetet e tij sociale, kryebashkiaku Gjici do të zhvillojë takime me emigrantët kuksianë që janë në Londër.
Por jo vetëm kaq…
Si “shpërblim” për të gjithë ata që do të marrin pjesë në takim, do ketë edhe argëtim. Për ta do performojnë edhe rapsodët Rexhep Kovaçi e Hysen Dida.
NJOFTIMI I SAFET GJICIT:
Vijojmë me turet bashkëbiseduese këtë herë me emigrantët kuksianë që janë në Londër, me fokus diskutimi projektet zhvillimore që janë bërë deri tani dhe ndarjen e vizionit për punët e ardhshëm që e presin Kukësin. Më datë 4 mars, ditë e shtunë, ora 18:00 (me orën e Anglisë), ju ftojmë në Holiday Inn AN IHG’HOTEL London Camden Lock. Pjesë e takimit do jenë edhe rapsodët Rexhep Kovaçi e Hysen Dida.
Praktikisht, politikanët, që ndër dekada kanë larguar shqiptarët nga vendi duke i detyruar që të largohen nga vendi, shkojnë edhe atje ku i kanë “degdisur” duke u kërkuar edhe vota. Sidomos në Kukës, ku të rinjtë thuajse janë larguar të gjithë në drejtim të Anglisë për shkak të pamundësisë për të zhvilluar një jetesë normale. Nga mediat britanike me ironi thuhet se Kukësi dhe Hasi janë “Londrat” e vogla.