MENU
klinika

"SPAK, seksion juridik i PS-së"

Meta u thirr për çështjen CEZ-DIA, Berisha i del në mbrojtje

23.02.2023 - 14:26

Sali Berisha e quan SPAK-un, si institucion juridik të Partisë Socialiste! I pyetur nga gazetarja Danjela Maloku, në lidhje me thirrjen e aleatit të tij Ilir Meta në SPAK për çështjen CEZ-DIA, kohë kur Berisha ka qenë kryeministër, tha se SPAK nuk heton, por është institucion juridik i PS-së.

‘SKAP-i partisë është seksioni juridik i PS. Këtë nuk ka njeri që nuk e ka marrë vesh deri më sot. Është kryer një veprimtari e paparë në shekuj, mafioze nga Edi Rama, këshilltari i tij personal Dorian Duçka dhe nga miku i tij Agron Neza. Një nga ata prokurorë për ti hapur çështjen dhe për ti vendosur hekurat në duar Edi Ramës. Enver Hoxha po të ngrihej nga varri do ta shpallte heroin e popullit shqiptar. Kush e di? Spak hesht para gjitha këtyre! SPAK hesht kur abazhurët dhe muret e restoranteve të Tiranës dëshmojnë dhe flasin për gjobat që dy lejtëntët e Edi Ramës Dorjan Duçka dhe Neza që vendosin ndaj biznesmenëve shqiptar. SPAK nuk heton. Nuk ekziston. Si mund të padis unë kriministër!’- tha Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Berisha nuk e shëroi dot çarjen e thellë të 8 janarit"

Meta në SPAK? Minxhozi: Tre orë brenda nuk rrihet kot!