MENU
klinika

Maurizio Costanzo

Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare gazetari i njohur italian

24.02.2023 - 16:40

Një nga protagonistët absolutë të historisë së televizionit itaian. U nda nga jeta këtë të premte në moshën 84-vjeçare, në Romën e tij, Maurizio Costanzo, gazetar, prezantues televiziv, autor dhe skenarist. Bashkëshort i moderatores së njohur Maria De Filippi, prej vitit 1995, pas tre martesash, Costanzo është autor i dhjetra programeve radiofionike e televizive, komedive teatrale, me një popullaritet të madh që nga viti 1976 kur prezantonte në Rai, Talk-shoë-n, “Bonta loro”, si nismëtar i këtij zhanri në Itali.

Emrin e tij mbajti një tjetër emision, siç ishte Maurizio Costanzo shoë, që nisi transmetimin në Mediaset prej vitit 1982. Ndër programet e tij më të njohura ka qenë edhe “Buona domenica.”

Ka shkruar një sërë librash me nota autobiografike, për televizionin, teatrin e gazetarinë, mes të cilëve “Kush kujtoj se jam”, “Strategjia e breshkës” apo “Ju rrëfej ISIS”.

Çifti Filippi-Costanzo, nga më të njohurit në medie e më popullorët, u njohën në Mediaset, De Filippi do të ishte fillimisht asistentja e tij, e siç do të rrëfente më pas prezantuesi, njohja mes të dyvë do të ishte momenti që do t’i jepte jetës së tij shkëndija magjike.

Costanzo la pas tre fëmijë, dy gazetaren Flaminia Morandi dhe Gabrielen, djali që kanë adoptuar me Marien.

Do të mbahet mend gjithashtu edhe për luftën e hapur që i ka bërë përmes fjalës e ekranit, mafies italiane. E paharrushme për italianët është akti i tij, kur djeg në lidhje direkte bluzën me mbishkrimin “Mafia made in Italy”… çka do të bënte që në ’93-shin ti shpëtonte bashkë me Marien t’i shpëtonin një atentati, ku në një makinë pranë tyre në Romë ishin vendosur 90 kg tritol.

Por vendlindja e tij Roma, do të mbetej ngaherë në zemrën e tij, madje edhe si tifoz i zjarrtë i skuadrës së vendlindjes.

Mes shumë personalitetesh, ka reaguar për vdekjen e Costanzo-s dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ndërsa e konsideron ‘si ikonë të gazetarisë dhe televizionit që diti të rrëfejë vite të vështira me kurajë e profesionalizëm’.