MENU
klinika

“Edi Rama, ti nuk je më përfaqësues i yni”

Noka i bashkohet protestuesve: S’mund të ndalosh një popull të lirë!

16.02.2023 - 11:35

Deputeti Flamur Noka, teksa i është bashkuar protestës u shpreh se shqiptarët nuk mund të pranojnë një kryeministër të korruptuar. Gjithashtu theksoi se çdo përpjekje e Ramës dhe kukullave të tij s’mund të ndalë revolucionin.

“Ne përfaqësuesit tuaj u ndaluam për të disatën herë për t’ju përfaqësuar. Edi Rama sot dhe gjithë këto ditë ka treguar se është në panik të tmerrshme. Ai i di mëkatet e tij ndaj paniku nuk e shpëton dot. Ai mendon se duke e kthyer paramentnin në një burg ku ruhet me roje për të mos lejuar deputetët mendon se do t’ja hedhë. I ka bërë llogaritë gabim. Edi Rama është i pashpresës, qytetarët nuk mund ta pranojnë për kryeministër, MCgonigal, e ka vendin në burg edhe Rama. Shqiptarët e lirë nuk mund të pranojnë një kryeministër që nuk ka punuar për këtë vend, por për të zhdukur opozitën. Ai është kapur në korrupsion dhe shqiptarët s’mund të pranojnë një kryeministër të korruptuar”, tha Noka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN