MENU
klinika

Arrestohet nga policia

Plagosje në Krujë, autori godet 39-vjeçarin me kosore

11.02.2023 - 12:54

Policia ka vënë në pranga personin me inicialet B.K, 46-vjeç. Ky person, sipas forcave blu ka goditur me mjet prerës një 39-vjeçar, me motive të dobëta. Policia bën të ditur se personi i lënduar është dërguar në spitalin e Traumës, aty ku po merr mjekimin e duhur. Policia e ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e mprehtë me të cilin dyshohet se është goditur 39-vjeçari.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditi me mjet të mprehtë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 46-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 46 vjeç, banues në fshatin Gramëz, Krujë, pasi në këtë fshat, ka goditur me mjet të mprehtë (kosore), për motive të dobëta, shtetasin E. L.(K.), 39 vjeç, banues në Arrameras, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Policia e ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e mprehtë me të cilin dyshohet se është goditur 39-vjeçari. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.