MENU
klinika

Ja si e komenton

Protesta e 11 Shkurtit/ Rama: Opozita ka tjetër revolucion në mendje

13.02.2023 - 19:34

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp , i pyetur nga gazetarët për protestën e opozitës në 11 Shkurt.

Rama u shpreh se qeveria flet për revolucion digjital, ndërsa opozita ka një tjetër revolucion në mendje.

“Ka shumë gjëra që nuk mjafton të duam t’i bëjmë si Gjermania por na duhet shumë kohë të arrijmë t’i bëjmë, por ka edhe gjëra të tjera që mjafton t’i duam dhe mund t’i bëjmë. Një nga gjërat më të bukura që mund të bëjnë gjermanët është se kur flasin në prani të të huajve nuk merren me njëri-tjetrin, Këto janë çështje të brendshme, kryeministri ka ardhur këtu për çështje të tjera. Gjërat për të cilën ne flasim janë gjëra të interesit të përbashkët, kjo që u pyet nuk i takon kësaj konference. Në prani të miqve të huaj, unë nuk flas kurrë probleme të brendshme që ne i trajtojmë shqip mes njërit tjetrit. Se çfarë duhet të thotë pastaj kryeministri se erdhi këtu dhe ne po ziheshim me njëri tjetrin. Ne folëm për revolucionin digjital, opozita ka një tjetër revolucion në mendje”, tha kryeministri, Rama.