MENU
klinika

"O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore"

Protesta kombëtare e 11 Shkurtit/ Berisha paralajmëron Ramën

02.02.2023 - 15:25

Kreu i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që të japë dorëheqjen ose do të përballet me probleme madhore, duke i kujtuar se protesta e thirrur nga opozita më 11 shkurt do të jetë protesta më e madhe në historinë e vendit.

“Ai duhet të largohet. Ky është një apel pa kthim. Mos të zgjasë ditët vetes, mos përdorë Lindën e Parlamentit për veprime antikushtetuese, antiligjore”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha: Hetimin më të plotë do e bëjë komisoni hetimor paralamentr. Ne kemi thiorrur në 11 shkurt protestën më të madhe në historinë e vendit, ju nuk mund të dështoni kurrë në rrëzimin, largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Ai nuk jep dorëheqje, nuk njeh gjuhë tjetër përveç frikën dhe ju duhet të dëshmoni e do dëshmoni se ose dorëheqjen, ose do përballet me probleme shumë madhore.

Ai duhet të largohet. Ky është një apel pa kthim. Mos të zgjasë ditët vetes, mos përdorë Lindën e Parlamentit për veprime antikushtetuese, antiligjore.

Cdo orë që ai kalon është orë turpi për cdo shqiptar. Nuk mund të pranohet kurrë në krye të qeverisë një kryeministër që fut thikën më të rëndë në 30 vite në fushën e sigurisë të vendit të lirisë. Nuk mund të pranohet asnjë orë më shumë një njeri që ka bërë gjithcka për të shuar pluralizmin në Shqipëri.

Largimi i tij është emergjencë kombëtare. Kohërat e tij janë të numëruara dhe qytetarët shqiptarë do rivendosin dinjitetin moralin e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të përgatitemi për rezistencë të fuqishme në Parlament"

Pas seancës kaotike, Berisha jep porosinë e prerë për deputetët