MENU
klinika

Analiza

Pse SHBA është e vendosur ‘ta hedhë në kosh’ planin e Kinës?

28.02.2023 - 13:42

Javën e kaluar  burimet e inteligjencës amerikane paralajmëruan  se Kina po shqyrton gjithnjë e më shumë dërgimin e ndihmës ushtarake për Rusinë, veprim ky që do të çonte në një përshkallëzim të ri të konfliktit të përgjakshëm në Ukrainë.

Pas këtij lajmi prej ditësh sytë e perëndimit janë fokusuar drejt Pekinit, si rrjedhojë ata po monitorojnë çdo dërgesë që dërgohet nga Kina drejt Moskës. Gjenerali amerikan Pat Ryder u shpreh se: “Ne ende nuk kemi asnjë provë se ndihma ushtarake po dërgohet drejtpërdrejt në Rusi, por kemi informacione se diplomatët kinezë nuk e refuzojnë një hap të tillë”. Më pas ai theksoi se një skenar i tillë do të ishte shkak për bastisje të reja të përgjakshme në rajonet e pushtuara të Ukrainës.

Gjithashtu plani i armatimit të Rusisë u hodhën në publik pasi zyrtarët amerikanë ulën nivelin e sigurisë për të gjitha të dhënat e inteligjencës në lidhje me shitjen e armëve palëve ndërluftuese në Ukrainë, duke zgjeruar kështu me shpejtësi grupin e njerëzve me akses në të dhënat që më parë konsideroheshin si top sekret për vetëm disa muaj.

Ky është një ndryshim i rëndësishëm në politikën e administratës Biden në ndarjen e informacioneve kritike, qëllimi kryesor i të cilit është sabotimi i përparimeve të ushtrisë ruse në Ukrainë.

“Ne kemi monitoruar të gjitha dërgesat kineze në Rusi prej muajsh dhe në këtë kontekst kemi gjetur disa pako që kanë mbërritur në Kremlin nga adresat e kompanive shtetërore kineze” u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në një intervistë për Atlantic. Uashingtoni e ka paralajmëruar Pekinin në disa raste që të braktisë idenë e dërgimit të ndihmës ushtarake për Rusinë. Madje në Konferencës së Sigurisë së Mynihut javën e kaluar, Blinken i tha homologut të tij kinez WangYi se një veprim i tillë do të dëmtonte seriozisht marrëdhëniet diplomatike të vendeve të tyre, si dhe një veprim i tillë nuk do të kalohej pa një përgjigje të ashpër nga perëndimi ndaj Kinës.

Të njëjtin mesazh i kanë dërguar Pekinit ditët e fundit edhe shtetet e tjera evropianë, si dhe liderë të NATO-s dhe BE-së.

Ndryshe nga Irani dhe Koreja e Veriut, të cilat deri më tani e kanë mbështetur ushtarakisht Rusinë dhe janë dënuar me një dënim të gjerë nga aleatët e tyre ukrainas, Kina është një pozicion të ndryshëm. Ky vend varet kryesisht nga tregu perëndimor dhe kjo është arsyeja pse ajo ruan dukshëm më shumë nga reputacion ndërkombëtar dhe është më hezituese për sa i përket sanksioneve të cilave do t’i nënshtrohej nëse vendos t’i shesë armë Kremlinit. Ky fakt kuptohet qartazi dhe nga dalja e saj publike më një propozim për një marrëveshjeje paqeje prej 12 pikash duke u ofruar si ndërmjetëse midis Kievit dhe Moskës. Pas kësaj presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përshëndeti angazhimin e Pekinit, duke theksuar se ai vetë do të dëshironte të takohej me kolegun e tij XiJinping për të diskutuar më nënë lidhje me  marrëveshjen e propozuar të paqes.“Me sa di unë, Kina respekton integritetin historik” u shpreh Zelensky, duke vënë në dukje se ai i konsideron disa nga 12 pikat në fjalë të pranueshme dhe është i gatshëm t’i marrë parasysh seriozisht, me kusht që të plotësohet kushti i tij kryesor për respektimin e marrëveshjes së paqes si dhe tërheqjen e trupave ruse nga territori i Ukrainës.

BEIJING, CHINA – MAY 22: Chinese president Xi Jinping is applauded by delegates wearing protective masks as he arrives at the opening of the National People’s Congress on May 22, 2020 in Beijing, China. China opened its annual parliamentary gathering, known as ‘The Two Sessions’, at the Great Hall of the People on May 21 after being postponed at the heigh of the coronavirus outbreak in China earlier this year. (Photo by Kevin Frayer/Getty Images)

Ndërsa zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov theksoi se e konsideron të lavdërueshme çdo iniciativë që synon t’i japë fund luftës dhe po studion me shumë interes propozimet e paraqitura atyre nga kolegët e tyre kinezë. “Kuptohet, detajet e propozimit duhet të analizohen më nga afër, duke marrë parasysh interesat kontradiktore të palëve në konflikt, dhe e gjithë kjo nënkupton një proces më të gjatë” u shprehPeskov, duke lënë të kuptohet se dhe pse po behën përpjekje për paqen  Moska synon të vazhdojë operacionin e saj special.

Ndërsa perëndimi sëbashku me SHBA- në nuk e kanë parë funksional planin duke theksuar se nga nja plan i tillë përfiton Rusia.

“Nuk ka asgjë në atë propozim që të sugjerojë se dikush përveç Rusisë do të përfitonte në rast të zbatimit të ti” tha presidenti amerikan JoeBiden. Të njëjtin mëndim ndan dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula va nder Leyen e cila akuzoi Kinën se plani jo zyrtar që ofroi ajo është i njëanshëm.in