MENU
klinika

Video

Rama nderon kryeministrin bavarez me Yllin e Heroit Kombëtar! Dhuratat e veçanta që shkëmbyen

13.02.2023 - 21:33

Kryeministri, Edi Rama ka publikuar një video nga vizita zyrtare e kryeministrit bavarez, Markus Söde me të cilin ka shkëmbyer edhe disa dhurata. Në nderim të vizitës së tij, Rama i dorëzoi kryeministrit bavarez Yllin e Heroit Kombëtar.

Në këmbim kryeministri bavarez i dorëzoi Ramës si dhuratë një statujë të Franz Josef Strauss (themeluesit të Bavarisë moderne) që siç u shpreh ai është një prodhim i kufizuar nga një artist shumë i veçantë.

Ndërsa, Rama i dhuroi një pikturë të realizuar nga vetë ai dhe një libër ku flitej për Shqipërinë gjatë viteve të fundit të komunizmit dhe pas rrëzimit të regjimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN