MENU
klinika

“Hajde 5 min”

Rama nuk u bë ‘i gjallë’ në Kuvend por në emisione, Berisha i çon mesazh live

02.02.2023 - 22:46

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Opinion” ka folur lidhur me çështjen McGonigal dhe rolin e kryeministrit Rama në takimet me ish-zyrtarin e FBI. Teksa në studio i është lexuar qëndrimi i kryeministrit Rama në Top Channel, ku ka shpjeguar arsyet e tij për të mos shkuar në kuvend, Berisha i është përgjigjur: “Bëju burrë dhe hajde 5 minuta këtu të tregoj sa të vlen lëkura. Ose të bëhet burrë e të përballet me Luçiano Boçin në studio”, u shpreh Berisha.

I pyetur në Top Channel për mungesën e tij në kuvend, Rama tha: “Ata nuk meritojnë asnjë përgjigje nga unë, ata nuk i meritojnë më përgjigjet e mia. Unë jam shumë i keqardhur që duke qenë shumë i disponueshëm për të qenë i përfshirë për të dhënë përgjigje për të bërë debat, por për fat të keq kam rënë jo njëherë po shpesh herë në nivelin e tyre dhe me këtë rast jam bërë dhe unë kontributor për neveritjen dhe helmimin e njerëzve për debatin politik. Nga unë kanë marrë gjithçka që mund të merrnin dhe nuk kam më asnjë për ata”.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore