MENU
klinika

Bastet, vesi i tij...

Reperi Drake humbet sërish mijëra dollarë

28.02.2023 - 13:23

Reperi kanadez Drake ka humbur 400 000 dollarë pasi ka vënë bast se Jake Paul do të mundte Tommy Fury-n në ndeshjen e tyre të boksit në Arabinë Saudite. Por në ndeshjen me 8 raunde, britaniku Fury mundi amerikanin Paul me vendim të ndarë. Reperi kanadez e kishte mbështetur ish-YouTuber-in që të mundte yllin e ‘Love Island’, në një bast të madh që do t’i kishte fituar më shumë se 1.4 milionë dollarë nëse do të fitonte. Por tani ai ka humbur paratë e tij, ndërsa 26-vjeçari Paul ka fajësuar me shaka Drake për humbjen e ndeshjes.

Mesa duket Drake është shumë i fiksuar pas basteve. Në muajin nëntor vitin e kaluar ai humbi 2 milionë dollarë në një ndeshje UFC. Ai kishte vendosur 2 milionë dollarë për fitoren e kampionit të peshës së mesme Israel Adesanya, i cili e humbi ndeshjen e UFC 281 në Madison Square Garden përballë rivalit të tij Alex Pereira.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Krijoi një lidhje dashurie me Heidin në Big Brother Itali

“Sonte do të bëhet nami”, Massimiliano Varrese vjen sonte LIVE në Shqipëri

Ja bashkëpunimet me yjet e muzikës

Mozzik publikon albumin e tij

Sherri mes shokëve që nisi në lojë dhe vijoi jashtë BBV!

Meriton Mjekiqi prish miqësinë me Romeo e Donald Veshajn!