MENU
klinika

Reperi

Basti 1 milion dollarësh i Drake për finalen e sotme

18.12.2022 - 13:56

Reperi Drake ka vazhduar me baste të çmendura për ndeshjen që do të luhet sot në mes të Argjentinës dhe Francës. Teksa sot zhvillohet finalja, ndoshta më e mira në histori të Botërorëve të fundit, reperi Drake është përkujdesur që të vendosë një bast.

Ai në një postim në Instagram ka vendosur që të vë bast një milion dollarë për fitoren e Argjentinës dhe Lionel Messit. Në rast së fiton, reperi do të këtë në konto 2.750.000 dollarë.

Më parë Drake kishte vendosur bast shuma të tilla edhe për Barcelonën dhe Arsenalin, por Barcelona ia humbi bastin atij në përballjen në “El Clasico” ndaj Real Madrid.