MENU
klinika

Avokati: Qendrimin tonë do e merrni vesh pas…

Seancë me dy raunde për Alda Klosin, ja çfarë tha ish-këshilltarja e Ramës nga spitali

07.02.2023 - 12:31

Seanca gjyqësore për dhënien e masës së sigurisë ndaj Alda Klosit zhvillohet këtë të martë me dy pjesë. Ajo nisi në QSUT në kryeqytet ku ndodhet e shtruar ish këshilltarja e Kryeministrisë, pas probleme që ka shfaqur pas arrestimit.

Në këtë seancë, ajo ka dhënë gjeneralitetet dhe mësohet se ka kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj saj nga Prokuroria dhe kërkon të rrëzojë me cdo kusht dëshminë e pastrueses Rozeta Dobi.

Ndërkohë që seanca do të vijojë në mesditë në ambientet e Gjykatës së Tiranës ku pala mbrojtëse e Klosit do të japë argumentet e veta.

Avokati i Klosit, i pyetur nga mediat a kanë një qendrim lidhur me dëshminë e Rozeta Dobit, avokati tha “kemi një qendrim që do e shfaqim në gjykatë. Seanca do zhvillohet në Gjykatën e Tiranës”. Kështu, ende në lojë nuk ka hyrë SPAK, për këtë çështje.

Avokati i Alda Klosit: Gjykata mori gjeneralitetet e personit nën hetim, konstatoi gjendjen e saj, seanca ka nisur e tani do kthehemi në gjykatë ta vijojmë, seanca do zhvillohet në orën 12:00.

Qendrimin do e merrni vesh pas gjykimit.