MENU
klinika

"Jo normalizimit me Kosovën"

Serbët “tregojnë dhëmbët” në rrugët e Beogradit

16.02.2023 - 14:38

Me thirrjet kundër marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, grupe protestuesish serbë në mesin e të cilëve edhe veprimtarë pro-rusë u mblodhën në qendër të Beogradit, duke kërcënuar me trazira nëse Serbia pranon planin e mbështetur nga perëndimi.

Ndjenjat pro-ruse po rriten në Serbi, e cila e konsideron Rusinë, një anëtare me të drejtë vetoje në Këshillin të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, aleaten kryesore në kundërshtimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës që u shpall 15 vjet më parë.

Protestuesit, që mbanin parulla “Kosova – Nuk ka dorëzim” dhe brohorisnin brohoritnin “Serbi-Rusi”, ndërsa ultra nacionalisti Damjan Knezheviç bëri thirrje për rebelim nëse Beogradi kërkon të përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën.

Qeveria ka frikë nga trazirat, ju betohem ne jemi gati për më shumë se kaq” tha Knezheviç. Lëvizja e tij ‘Patrulla Popullore’ mbështet agresionin rus në Ukrainë dhe i ka pranuar hapur lidhjet me grupin mercenar rus Wagner.

Pas protestës, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili përpiqet të ruajë drejtpeshimin midis aspiratave të Serbisë për integrim në Bashkimin Evropian dhe lidhjeve me Rusinë, tha se nuk ishte i sigurt nëse protestuesit “ishin pro-rusë”, por ishte i sigurt që “ata ishin anti-serbë”.

“Të gjithë ata që kërcënuan me vrasje dhe rrahje do të përgjigjen para ligjeve serbe”, deklaroi ai në një transmetim televiziv pasi më parë takoi shefat e organeve të sigurisë shtetërore dhe të zbatimit të ligjit.

Më herët gjatë ditës, policia tha se dy mbështetës të organizatës së Knezheviçit që po shkonin për në Beograd, u arrestuan në veri të vendit dhe një pushkë snajper me municione ishte gjetur në makinën e tyre. Policia pengoi një grup protestuesish që tentuan të hynin në selinë e presidencës serbe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervistë ekskluzive, Ambasadorja e Francës

“Asociacioni s’është një “Republika Srpska” e dytë”

Apeli i Bashkimit Evropian

“Kosova të formojë Asociacionin”

Albin Kurti: Kushtetuta e Kosovës nuk lejon që…

“Asociacioni mund të trajtohet në marrëveshjen finale me Serbinë”