MENU
klinika

Protesta e thirrur nga Berisha

Shashka dhe molotov drejt uniformave blu, shoqërohen në Komisariat tre protestues

13.02.2023 - 21:27

Tre persona janë shoqëruar nga policia menjëherë pas përfundimit të protestës së thirrur nga opozita e cila u mbajt para ambienteve të Kuvendit.

Të shoqëruarit, dyshohet se kanë qenë pjesë e personave që tentuan të çajnë kordonin e policisë.

Gjatë protestës së mbajtur ditën e sotme nuk munguan tensionet mes protestuesve dhe policisë.

Protestuesit qëlluan me shashka, molotov dhe tymuese drejt punonjësve të policisë, në momentin që turmës iu bashkuan r deputetët e Partisë Demokratike të cilët nuk mundën të hyjnë në sallë për shkak se janë të përjashtuar.

Të paktën një efektiv i policisë së shtetit u raportua se mbeti i plagosur nga kapsollat dhe shashkat e hedhura në drejtim të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protesta e 11 shkurtit, vendime të rëndësishme

‘Beteja finale’, Berisha nuk humb kohë dhe thërret deputetët