MENU
klinika

Dedikime romantike dhe ‘funny’

Shën Valentini i çifteve të njohura të showbiz-it shqiptar

15.02.2023 - 12:41

Në “Ditën e të Dashuruarve” nuk kishin si të mungonin dedikimet romantike dhe të ëmbla të çifteve të njohur shqiptarë.

Me fjalët më të ëmbla dhe me foto romantike apo ‘funny’, VIP-at shqiptarë zgjodhën ta urojnë kështu gjysmën e tyre për Shën Valentin.

Xhensila Myrtezaj
Këngëtarja ka ndarë një foto me bashkëshortin e saj Bes Kallakun, krahas së cilës shkruan: “Vallë a nuk është dashuria plot besim që arrin t’i bëjë këto gjëra? Vallë a nuk është dashuria që të bën ta dëbosh të keqen? Vallë a nuk është dashuria që bën të flasës gjuhë të reja? Gjuhën e mirëkuptimit, të gëzimit, të paqes, të shpresës? Vallë a nuk është dashuria që largon çdo dredhi, lëngatë e helm vdekjeprurës? Vallë a nuk është forca e dashurisë që shëron çdo dhimbje të zemrës, madje edhe ato fizike? Prandaj urime ty që e feston dashurinë”. Edhe Besi ka ndarë një foto-album në Instagram me Xhensilën.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj
Moderatorja ka ndarë dy foto, për ta uruar në mënyrë pak më ‘funny’ Shën Valentinin: “Ku kam dalë unë bukur, sigurisht!”– shkruan ajo.

Sarah Berisha dhe Dj Pm
Sarah ka ndarë suprizën që ka marrë nga Dj Pm, këtë Shën Valentin.

Nuk munguan fotot e ëmbla nga personazhe të tjerë të njohur, të cilat mund t’i shikoni më poshtë:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)