MENU
klinika

FNSH niset drejt tyre

Shkuan për ski, bllokohen pesë të rinj në Malësinë e Madhe

01.02.2023 - 20:29

Një grup prej pesë të rinjsh nga Bajza kanë mbetur të bllokuar në pikën turistike në Razmë, Malësi e Madhe. Bëhet me dije se njëri prej djemve ka shfaqur probleme shëndetësore, ndërsa mjetet e tyre ndodhen larg.

Mësohet se forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër dhe shërbimet e komisariatit të Policisë Malesisë së Madhe janë nisur drejt vendngjarjes për t’iu ardhur në ndihmë të rinjve.

“Nga komunikimi me vendin ku ndodhet i sëmuri rezulton se gjendja e tij është në përmirësim. Me grupet e gatshme të forcave të ndërhyrjes së shpejtë është dërguar edhe një infermier për t’i dhënë ndihmën e shpejtë në rast nevoje”, sqaron Policia.