MENU
klinika

Detajet e para

Shpërthimi me tritol shembi hotelin

13.02.2023 - 09:21
  • Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë një hotel dykatësh është hedhur në erë me lëndë plasëse dhe për pasojë është shembur i gjithi.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por dëme të konsiderueshme materiale, që janë shkaktuar edhe në banesat dhe bizneset e tjera përreth.

Policia thotë se hoteli është në pronësi të dy personave, të cilët janë në një proces gjyqësor.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.

Sarandë/Informacion paraprak.
Rreth orës 05:55, në lagjen nr.1, Sarandë, në një hotel dy-katësh i ndërtuar që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve S. Ç., dhe E. Dh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ndërtesa është rrëzuar dhe janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar.

Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.

Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli.