MENU
klinika

Videoja nxiti dyshimet

Si përfundim, a është Bora Zemani në pritje të ëmbël?

18.02.2023 - 13:23

Një shtatëzani e mundshme e Bora Zemanit ka qenë kryefjalë e mediave rozë në dy ditët e fundit. Shkak është bërë një video e moderatores me partneren e saj, Donaldin në një event publik në kryeqytet ku ky i fundit i prek barkun asaj.

Por vetë Bora ka hedhur poshtë zërat për një fëmijë. Ajo u shpreh se planet mes tyre janë bërë edhe në këtë drejtim por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

“Planet janë gjithmonë. Plane kemi por gjëra konkrete nuk ka. Me linjat jemi mirë. Jo nuk ka”, u shpreh ajo.

Bora është nënë e një djali, Arborit nga martesa e saj e parë me dj e njohur Vin Velin. Dyshja ka treguar se djali i saj gëzon marrëdhënie shumë të mirë edhe me Donaldin. Sipas moderatores, Arbori e cilëson partnerin e saj si mikun e tij më të mirë.

Më tej kujtojmë që më herët është përfolur se Efi Dhedhes mund të zëvendësojë Borën në programin “Për’puthen”. Thashethemi rrodhi nga ambientet e Top Channel-it, ku u tha se dikur konkurrente, pas bumit që mori në “Big Brother” Efi mund të moderojë emisionin e dashurisë.

Në lidhje me këtë nuk ka pasur asnjë reagim as nga Efi, Bora nuk konfirmoi asgjë konkrete.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN