MENU
klinika

Dyshja më e komentuar e momentit

Surpriza për Borën dhe Donaldin lë pa fjalë moderatoren

01.11.2022 - 12:44

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë dyshja më e komentuar e momentit. Moderatorja e njohur dhe aktori po shijojnë romancën e tyre ku herë pas here, publikojnë video e foto së bashku.

Por së fundmi dyshja kanë marrë një dhuratë mjaft speciale. Bora zbuloi se fansat e saj i kanë dhuruar një shishe vere të paketuar me emrin e foton e tyre.

Bora Zemani është si magnet për vëmendjen e publikut. Moderatorja më e përfolur e momentit u bë kryefjalë e mediave rozë disa ditë më parë, teksa u aludua për një shtatzëni të mundur.

Mirëpo këto spekulime i hodhi poshtë ajo vetë, të premten që lamë pas gjatë “Dancing With The Stars”, ku u shpreh:

“Më thanë që e kam çun. Për momentin jo, nuk jam shtatzënë…”

Së fundmi burime për “Prive” kanë deklaruar se zgjerimi i familjes nuk është në planet e afërta të moderatores. Vetëm nëse ndonjë surprizë ndodh rrugës, pas ribashkimit të bujshëm me Donald Veshajn.

Kujtojmë që Borës këtë sezon të ri televiziv, iu premtua moderimi i “Dancing With The Stars”. Më herët ajo ka prezantuar programin e dashurisë “Për’puthen.”

Viti që lamë pas ishte shumë intensiv për moderatoren edhe nga ana personale. Ajo u përfol kudo në rrjet për marrëdhënien e saj me Donald Veshajn. Dyshja lanë pas gjithçka dhe sot janë së bashku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Unë jam vetëm dhe ajo është vetëm”

Donaldi i bëri të gjithë lëmsh për marrëdhënien me Borën

Histori dashurie apo strategji marketingu

Si funksionon ‘fabrika e milionave’ Bora-Donald