MENU
klinika

“Unë jam vetëm dhe ajo është vetëm”

Donaldi i bëri të gjithë lëmsh për marrëdhënien me Borën

21.11.2021 - 11:42

Donald Veshaj dhe Bora Zemani u përfolën shumë për një ribashkim mes tyre, pasi shkëmbyen puthje gjatë një takimi që patën në Big Brother Vip. Aktori madje i dërgoi Borës varësen e tij për përvjetorin e lidhjes, duke e hedhur nga muri i shtëpisë në një qese me biskota.

Vetë Bora, postoi më vonë foto me biskotat dhe varësen, duke lënë të kuptohet se ata janë sërish bashkë.

Por për Donaldin, me sa duket gjërat nuk janë njëlloj. Gjatë një bisede me banorët në BB Vip ai ka thënë se nuk është i lidhur, duke nënkuptuar se nuk është kthyer me Borën.

Pjesë nga biseda:

Meridian: A the “kam ardh vetëm këtu, skam as lidhje, asnjë gjë”?

Donaldi: Vetëm jam?

Semi: Vetëm ke ardh, po a pate takim me një njeri?

Meridiani: Ke lidhje jashtë”

Donaldi: Zemër dëgjo, se nuk ka lidhje jashtë, je ‘po’- ‘jo’.

Meridian: Në qoftë se vjen një gocë e bukur këtu, që të pëlqen, vjen një e zgjuar…

Donaldi: Mund të vijë një njeri që…

Meridian: Një që ta bën “bam”.

Donaldi: Më shumë se ajo?

Meridian: Po.

Donaldi: Po, patjetër.

Semi: Çfarë, çfarë ishte përgjigja?

Donaldi: Nëse do ishte më shumë se ajo, do ishte një goditje… janë njerëz të martuar edhe ndahen.


Biseda ka vazhduar edhe më e tensionuar dhe Semi është revoltuar me Donaldin duke i thënë se nuk duhet ta puthte Borën. Ndërkohë, ai ka vazhduar të thotë se është vetëm, e po ashtu edhe Bora.

Pjesë nga biseda:

Antonela: Për momentin ju nuk jeni bashkë, apo jo?

Donaldi: Unë jam vetëm o shpirti, dhe ajo është vetëm. Kaq.

Semi: Nuk e di a është vetë.

Antonela: Unë personalisht po. Unë s’thashë asnjëherë je Donaldi I Borës deri tani.

Semi: Aa ok. Shumë keq atëherë që e dije dhe e puthe atë natë atë gocën.

Donaldi: Doja dhe më vinte ta puthja.

Semi: Shumë keq.

Donaldi: Shumë keq?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN