MENU
klinika

Jo vetëm Turqia. Edhe Shqipëria e rrezikuar nga tërmetet

Sigurimi i banesës në SIGAL UNIQA nis nga 5,000 Lekë në vit

08.02.2023 - 14:29

Dhjetëra mijëra ndërtesa u shkatërruan në Turqi dhe Siri, pas tërmetit me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë jugore orët e para të së hënës dhe që ka vijuar me një seri pasgoditjesh.

Tërmeti, një prej më të fortëve që godet rajonin në më shumë se 100 vjet, ra 24 kilometranë provincën e Gaziantep, me një thellësi prej 24.1, tha Qendra Sizmologjike Amerikane.

Por përveç Turqisë, edhe Shqipëria është një ndër vendet më të rrezikuara nga lëkundjet sizmike.

Sipas të dhënave nga shkencëtarët e Shërbimit Sizmiologjik Zviceran dhe Grupit të Sizmiologjisë dhe Gjeodinamikës në ETH Zyrih, më të rrezikuarat janë Shqipëria, Turqia, Greqia, Italia dhe Rumania.

Nxitur nga kjo, në një intervistë për Top News, Avni Ponari, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë më të madhe të sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group Austria u shpreh se, kompanitë e risigurimeve e kanë Shqipërinë me ngjyrë të kuqe në hartat e tyre.

“Për shkak të pozicionit të saj gjeografik, ajo është gjithmonë e rrezikuar nga tërmetet. Hartat e risiguruesve më të mëdhenj botërorë Shqipërinë e kanë me ngjyrë të kuqe, së bashku me disa vende të tjera të rajonit. Por pozita ze një pozitë të vështirë për shkak të tërmeteve”.

Sipas Ponarit, për shkak të këtij rreziku evident, zgjidhja e domosdosshme është sigurimi i çdo prone që zotërojmë, qoftë ai shtëpi, apartament, vilë apo edhe biznes.

Por sa kushton Sigurimi i Pronës nga tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore?

“Sigurimi nga Tërmeti ka një kosto shumë të ulët. Maksimumi mund të shkojë 1 Euro për m2. Por fillon me vetëm 5,000 Lekë në vit për apartamentet. Por unë kam një apel edhe për qytetarët që shtëpitë e tyre i kanë blerë përmes kredive bankare.

Siguroni 100% të vlerës së banesës suaj dhe mos u mjaftoni vetëm me pjesën e kredisë pasi në rast dëmi, do dëmshpërbleheni vetëm për pjesën e kredituar”, shprehet Ogert Shkrepa, Drejtor i Departamentit të Pasurisë dhe Garancive në SIGAL UNIQA Group Austria

Z. Shkrepa përmend tërmetin tragjik të 2019-ës ngjarje për të cilën SIGAL UNIQA pagoi rreth 20 milionë euro dëmshpërblime për klientët e saj.

“Ne, si SIGAL UNIQA Group Austria, pas tërmeteve të vitit 2019, paguam rreth 20 milionë euro dëme tek klientët tanë të siguruar.

Nuk duhet harruar se tërmeti dhe çdo fatkeqësi natyrore nuk bën ndarje individuale, politike, shoqëror dhe as gjeografike. Ai godet në mënyrë të befasishme. Ndaj Sigurimi i Pronës suaj nga ngjarje të tilla duhet të jetë prioritet”.

SIGAL UNQIA Group Austria është pjesë e një prej grupeve më të mëdha financiare në Europë, siç është “UNIQA Insurance Group”, por bashkëpunon edhe me partnerë të tjerë, më të mëdhenj në botë në fushën e risigurimit si UNIQA RE, Swiss Re dhe Munich Re, të cilat kanë ndërtuar një portofol mbulimi për të gjitha këto rreziqe, në çdo zonë kadastrale të Shqipërisë.

Mos prisni më! Blini tani  Sigurimin e Pronës suaj online. Hyni nga celulari apo laptopi në www.sigal.com.al  dhe në pak minuta Siguracioni i Shtëpisë vjen menjëherë tek ju.

Mos i lini asgjë rastësisë! Siguroni tani shtëpitë tuaja sepse asgjë nuk është e sigurt, përveç sigurimeve….

Për më shumë informacione, klikoni në www.sigal.com.al

Ose shkruani në Whatsapp: 068 606 2829 ose E-mail: [email protected]