Njerëzit po përpiqen të deshifrojnë një shkëmbim fjalësh dhe shikimesh mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, pas një videoje virale që duket se tregon çiftin duke ndarë një moment të tensionuar.
Bennifer u panë ndoshta duke u grindur në festën 18 janarit për filmin e ri të Lopez-it, Shotgun Wedding. Filmi, ku luan edhe Josh Duhamel, u shfaq premierë në Amazon Prime më 27 janar.
E shpërndarë në TikTok të dielën, një video virale që është parë më shumë se 3.2 milionë herë duket se tregon një Affleck dukshëm të mërzitur duke folur me Lopez ndërsa ajo pi një gllënjkë nga pija e saj dhe bën kontakt të zgjatur me sy me të.
“Nuk kam pirë asgjë, në rregull?”, është fjalia që supozohet se thuhet nga Ben në video.
Affleck ka qenë i hapur në të kaluarën për problemet e tij dhe trajtimin për varësinë ndaj alkoolit. Aktori u trajtua për herë të parë në vitin 2001. Sipas Newsweek, periudha e tij e fundit në rehabilitim ishte në gusht 2018, pas një ndërhyrjeje të organizuar nga ish-gruaja Jennifer Garner.
Në komente, disa njerëz po kritikojnë Lopez se nuk “po e mbështet rimëkëmbjen e bashkëshortit të saj”.
“Ata nuk do t’ia dalin! Nëse burri im do të shërohej, nuk do të pija kurrë! Kjo është çmenduri”, shkroi një përdoruese.
Megjithatë, të tjerë pohuan se Lopez nuk pi alkool dhe mund të ketë qenë thjesht duke shijuar pijen e Affleck.
Dikush sugjeron një skenar tjetër:
“Ajo nuk para pi alkool. J. Lo po provon pijen e tij për të parë nëse është alkool.”
Dhe një tjetër i bashkohet të njëjtës ide:
“Ajo po kontrollon 100% pijen e tij”.
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u fejuan në prill të vitit 2022 dhe u martuan në Las Vegas më 16 korrik 2022. Çifti u fejua për herë të parë 20 vjet më parë në 2002-shin.