MENU
klinika

Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

Tërmeti 7.4 ballë godet Turqinë dhe Sirinë, mbi 500 të vdekur

06.02.2023 - 10:33

Tërmeti me magnitudë 7.4 goditi pak pas orës 4 të mëngjesit të së hënës me orën lokale, 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin.

Ora: 07:05

Të paktën 76 njerëz humbën jetën, por pritet që për fat të keq numri të shtohet dhe më shumë se 440 u plagosën në Turqi , sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit AFAD.

Në Sirinë fqinje, të paktën 111 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 500 u plagosën, njoftoi TV shtetëror sirian duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë. Vdekjet u raportuan në Aleppo, Latakia, Hama dhe Tartus.

Pasgoditje të forta janë ndjerë në Turqinë jugore dhe qendrore. Rreth 11 minuta pas goditjes së tërmetit kryesor, pasgoditja më e fortë prej 6.7 ballë goditi rreth 32 kilometra (20 milje) në veriperëndim të epiqendrës së tërmetit kryesor. Një tjetër tronditje e fortë me magnitudë 5.6 ka ndodhur 19 minuta pas tërmetit kryesor.

Dhjetra njerëz janë të bllokuar nën rrënoja, sipas grupit “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, një organizatë humanitare e krijuar për të shpëtuar njerëzit e plagosur në konflikt. Pjesa më e madhe e Sirisë veriperëndimore, e cila kufizohet me Turqinë, kontrollohet nga forcat anti-qeveritare në mes të një lufte të përgjakshme civile që filloi në 2011.

Tërmeti goditi para agimit të së hënës, kur banorët me siguri ishin në gjumë dhe të papërgatitur për ndikimin.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë dërguar në jug të vendit, tha ministri i brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu. AFAD, agjencia e fatkeqësive, tha se kishte kërkuar ndihmë ndërkombëtare përmes Qendrës së Koordinimit të Reagimit Emergjent (ERCC), programi humanitar i Bashkimit Evropian.

Gati 1,000 vullnetarë kërkim-shpëtimi janë vendosur nga qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli, sipas guvernatorit të tij Ali Yerlikaya.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të paktën 18 pasgoditje të tjera deri më tani

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, rritet numri i viktimave