MENU
klinika

Rama poston pamjet nga Kruja

Tërmeti i 26 Nëntorit/ “Po ndërtohen pallate të reja”

10.02.2023 - 12:47

Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar paraditen e sotme në llogarinë e tij në Facebook foto të 22 pallateve të reja që po ndërtohen në Krujë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.


“Vijon procesi i rindërtimit në Krujë, ku po ndërtohen 22 pallate të reja për familjet e prekura nga tërmeti”, shkruan Rama.

Kujtojmë se procesi i Rindërtimit ka nisur prej 4 vitesh tashmë për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve që humbën banesat e tyre pas tërmetit shkatërrimtar.

Tërmeti i 26 Nëntorit shkatërroi mijëra banesa në 18 zona të vendit dhe shkaktoi 51 viktima.