MENU
klinika

Durrës

U aksidentua për vdekje nga makina, identifikohet 20-vjeçarja

09.02.2023 - 12:45

Një e re nga Durrësi është identifikuar si viktima e aksidentit të mbrëmjes së kaluar në zonën e plazhit.

Ajo është një 20-vjeçare nga Arapaj, zonë banimi në afërsi të Plepave.

Familjarët kanë identifikuar shtetasen Hava B. të vitlindjes 2003, e cila ka qenë duke lëvizur në këmbë kur është goditur nga një automjet që drejtohej nga një 24-vjeçar.

Ngjarja e rëndë rrugore ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 19.30, në rrugën dytësore Plepa-Golem.