MENU
klinika

Prova të reja...

Ushqimet e përpunuara mund të rrisin rrezikun e kancerit

03.02.2023 - 13:44

Një studim i financuar nga Fondi Botëror i Kërkimit të Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, ofron prova të reja të një lidhjeje midis ushqimeve të përpunuara (UPF) dhe një rreziku në rritje të zhvillimit të kancerit.

Një ekip nga Imperial College London vlerësoi dietat e 197,426 njerëzve midis moshës 40 dhe 69 vjeç.

Pasi studiuesit vlerësuan faktorët e tjerë, socio-demografikë, aktivitetin fizik, statusin e pirjes së duhanit dhe faktorët dietik, u zbulua se një rritje prej 10% në konsumin e ushqimeve të përpunuara lidhej me një rritje prej 2% të diagnostikimit me ndonjë kancer dhe një rritje me 6% të vdekjeve nga kanceri i çdo lloji.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se, me çdo rritje shtesë prej 10% në konsumin e ushqimeve të përpunuara, kishte një rrezik 19% në rritje për kancerin e vezoreve dhe një rritje prej 30% të rrezikut të vdekjes nga kanceri ovarian. Kishte gjithashtu një rritje prej 16% në rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Studimi që paralajmëron rrezikun

“Fast food” ndikon në humbjen e kujtesës?