MENU
klinika

Parashikimi

Vijojnë ngricat në Shqipëri, nesër temperaturat bien deri në -10 gradë Celsius

08.02.2023 - 20:54

Shqipëria do të vijojë të mbetet nën pushtetin e motit të ftohtë dhe me ngrica. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se nesë vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme dhe të ftohta.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe prej mesditë prezencë të vranësirave deri të dendura. Era do të fryjë nga verilindja –juglindja me shpejtësi deri në 10m/s, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 2 ballë.

Parashikimi:

në zona malore -10 deri 3°C

në zona e ulëta -8 deri 12°C

në zona bregdetare -1 deri 12°C

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN