VIP-at shqiptarë u bënë bashkë mbrëmjen e kaluar në një mbrëmje të veçantë. Të ftuar në 25 vjetorin e ‘Top Albania Radio’, yjet kaluan në ‘tapetin’ e kuq, duke treguar në këtë formë ‘look’-n që kishin zgjedhur.
Arjola Demiri, Bjordi Mezini, Jonida Maliqi, Sara Berisha, Adrola Dushi, Bora Zemani, vëllezërit Veshaj, Klea Huta dhe Elgit Doda, Arbër Hajdari, Beniada Nishani e të tjerë, ishin ata që zgjodhën të merrnin pjesë në këtë event. Nuk dihet nëse ‘dress code’ ishte ‘black’ por duhet thënë se të gjithë ishin në një mendje për këtë ngjyrë.
View this post on Instagram
Vajzat me fustane, disa pas trupit e të tjera të lirshme, ndërsa çunat ishin bërë seriozë, me kostume. Bjordi ishte ai që doli nga ngjyra e zezë, duke zgjedhur një xhaketë gri me golf të zi. Ndërsa nga vajzat, ishte Arjola Demiri e cila preferoi të vinte me të bardha.
View this post on Instagram
Vëmendje mori Bora Zemani e cila ishte shoqëruar nga partneri i saj, Donaldi. Ky i fundit, nuk komentoi shumë për mediat, duke thënë vetëm se nuk ka plane të reja së afërmi.
View this post on Instagram
Ndryshe nga vëllai i tij, Romeo i cili zbuloi se do të sjellë projekte të reja muzikore.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram