18.02.2023 - 10:43
Hamdi Bylykbashi është 50-vjeçari që u vra ditën e djeshme nga babai i tij Shefki Bylykbashi. Ngjarja ndodhur pasditen e djeshme në oborrin e banesës së tyre në Maliq. Fillimisht ka qenë 50-vjeçari Hamdi, i cili i dehur është konfliktuar me babanë e tij 77-vjeçarin me emrin Shefki.
Hamdiu kishte tentuar që ta hidhte babanë në pusin me ujë që ata kanë në oborrin e shtëpisë. Në këtë moment, i moshuari mori një çekiç dhe qëlloi disa herë djalin e tij në kokë. Për shkak të dëmtimeve të shumta, 50-vjeçari humbi jetën në ambulancë teksa po transportohej në spital.