Analisti, Mentor Nazarko ka qenë i ftuar në studion e ABC News, ku komentoi deklaratën e Kurtit në lidhje me Asociacionin, por edhe atë të Vuçiç
Në lidhje me presidentin e Serbisë, Nazarko u shpreh se ai është pro rus, por është më pak pro rus se të tjerët,.
Po ashtu Nazarko shtoi se u Vuçiç ka ulur kokën përballë perëndimorëve duke u detyruar të bëjë një lëshim të madh në lidhje me Kosovën.
Aleksandër Vuçiç është pro-rus, por është më pak pro-rus se të tjerët. Opozita përfaqëson fuqishëm qëndrimin rus. Show që pamë sot, tregon qartë se kush janë pro-rusët në Serbi.
Vuçiç është duke ulur kokën përballë perëndimorëve. Ai nuk i ka rezistuar presionit perëndimor dhe e filloi me këtë lëshim të madh që është çështja e Kosovës, por me siguri mund të vijojë edhe me vendosje sanksionesh, paralajmëroi Daçiç.
Kjo e bën akoma edhe më urdhërore faktin që Kosova duhet të forcojë akoma më shumë marrëdhëniet me SHBA”, tha Nazarko.r.t/abcnews.al