MENU
klinika

"Duhet ta di mirë se çfarë e ushqen vendin tonë"

Vuçiç: Serbia nuk mund të ecë përpara pa BE-në

14.02.2023 - 14:52

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia varet shumë nga Bashkimi Evropian dhe se nuk mund të ecë përpara pa të.

“Thjesht dua që njerëzit të dinë se Serbia varet shumë nga BE-ja dhe se pa BE-në është vështirë ose e pamundur për Serbinë që të ecë përpara dhe se ata që i shërbejnë asaj me mundësi për të gjetur rrugë alternative të mëdha dhe shpëtimtare nuk po thonë të vërtetën dhe nuk janë të drejtë me qytetarët e tyre”,tha Vuçiq.

Ai gjithashtu tha se edhe pse di t’i përgjigjet ndonjëherë ashpër asaj që vjen nga BE-ja në emër të qytetarëve të Serbisë, ai gjithmonë duhet ta dijë shumë mirë se çfarë e shtyn Serbia përpara dhe e ushqen vendin, sjell punë për të rinjtë dhe çfarë parashikon e ardhmja për ta.

Kjo deklaratë e Vuçiq, vjen pasi shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Zhiofre, tha se është nënshkruar një marrëveshje për donacion prej 165 milionë eurosh nga BE-ja, si mbështetje direkte për buxhetin e Serbisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes financiare për paketën e mbështetjes energjetike për Serbinë, Giofre tha se çfarëdo që të bëjë BE në aspektin energjetik, në të përfshihet edhe Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe Serbinë.